Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një njeri i cili vuan nga inferioriteti.
I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në televizionin Fax News, Islami tha: “Rama vuan nga inferioriteti, dhe ka formuar sektin e tij. Ky sekt që Rama udhëheq, vret meritokracinë dhe vlerëson besimin ndaj liderit. Sot nuk vlerësohet i suksesshmi, por ai që ka pëlqimin e liderit. Po nuk pate pëlqimin e Liderit nuk mund të përparosh. Prandaj të rinjt zgjedhin të kthehen në Shqipëri për të investuar në vendin e tyre, por kur vihen përballë këtij fakti, ata detyrohen të heqin dorë dhe të largohen”.
Sipas Islamit, Rama lufton të gjithë ata që në një moment apo një tjetër i kanë dalë kundër, haptazi apo jo.
Ndërsa u ndal tek vettingu politik, Islami tha se në kohën që drejtësia është kapur nga Rama, dhe ata që kanë kaluar Vettingun kanë marrë pëlqimin e Ramës, shancet që të bëhet një “luftë” e pastër kundër të gjithëve atyre që janë të korruptuar, përfshirë deputetët apo ministrat e Edi Ramës, janë shumë të pakta. Ndaj duhet ndërtuar një skemë tjetër.
(B.B/ Faxweb.al)