Një prej shqiptarëve të arrestuar në lidhje me ngjarjen e dy javëve më parë ku u kapën 1.2 ton kanabis me vlerë 6 mln euro, të cilat po shkonin nga Shqipëria në Greqi, ka dëshmuar para autoriteteve greke.
26-vjeçari A.V, ka pranuar akuzën se ka hyrë ilegalisht në Greqi, ndërkohë që për trafikun e lëndëve narkotike ka thënë se mendonte se po kontrabandonte cigare dhe jo drogë.
Ai rrëfen se kur e ka kuptuar është konfliktuar me kapitenin e skafit dhe bashkë me shqiptarin tjetër janë larguar derisa janë arrestuar nga Policia greke.
“Kujtoja se transportonim cigare kontrabandë. E bëra sepse kisha nevojë për para për një njeriun tim të afërt që kishte probleme me shëndetin. Debatova me drejtuesin e gomones kur kuptova që po transportonim hashash. Isha shume i trembur. Nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”, u shpreh njeri prej të arrestuarve.
Dëshmia
“Klienti im V. A, shqiptar, eshte vetem 26-vjec, pranon vetem hyrjen e paligjshme ne vend dhe nuk pranon kategorikisht mbajten dhe transportin e droges. Mendonte se gomonia transportonte cigare kontrabande nga Shqiperia dhe sapo zbuloi se behej fjale per droge, debatoi me drejtuesin e gomones dhe bashke me te arrestuarin e trete iken te trembur deri sa u kapen”, u shpreh per protothema.gr, mbrojtesja e nje prej te akuzuarve, Claudia Raffo, avokate ne Nafplio e cila vijoi: “Eshte i pafajshem dhe nuk pranon asnje bashkepunim ne nje akuze kaq te rende. Eshte nje djale i varfer me nje familjar te afert me probleme te renda shendetesore dhe pranoi transportin e cigareve kontrabande per mbulimin e shpenzimeve mjekesore”.
(M.Q/Faxweb.al)