Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Flet Gaz Paja: E vërteta e videos së sherrit në Dhërmi

Ajo që u duk se ishte një sherr në të cilin ishte përfshirë edhe aktori Gaz Paja, nuk është siç u raportua fillimisht, bazuar në pamjet e një videoje amatore publikuar në rrjetet sociale.

Në një prononcim për “Panorama”, Gaz Paja u shpreh se ai nuk ishte pjesë e asnjë sherri, por kishte ndërhyrë në shmangien e një “idiotësie” siç e quajti ai vetë, mes dy grupe të rinjsh.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki. Unë u futa që i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji.

“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar ai.

(B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *