Avokatët e Mimoza Margjekës e kanë quajtur proces inkuizicioni, procesin gjyqësor ndaj Mimoza Margjekës, gjyqtares e cila është akuzuar për ‘korrupsion pasiv’
Sipas avokatit Genc Gjokutaj gjykatat shqiptare nuk po gjykojnë më dhe se ka bërë indietro në dhënien e drejtësisë.
“Gjykatat nuk po gjykojnë më, të ngrihet urgjentisht Gjykata Kushtetuese, ky është rast i paprecendtë. Një njeri vihet para përgjegjësisë penale familjarisht pa asnjë provë.
Ne nuk e dimë se në çfarë afatesh do të gjykohet. Gjykata e lartë dhe Kushtetuese janë të zhbëra.
Provat janë po ato që janë në favorin tonë si mbrojtje, nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte që e vendosin klienten tonë si subjekt i i të drejtës penale.
Sistemi gjyqësorë ka bërë indietro, po bëjnë procese inkuizimi.”, tha avokati Gjokutaj.
Sot gjykata e Apelit la në fuqi vendimin “Arrest shtëpie” dhënë nga shkalla e parë për gjyqtaren e Korçës, Mimoza Margjeka.
Dyshohet se në bashkëpunim me bashkëshortin e saj dhe me një avokat, kanë marrë 6 mijë euro për të liruar një të burgosur në Korçë, i cili ishte dënuar për kalimin e paligjshëm të emigrantëve në kufi.
Vetë Margjeka i ka mohuar që prej ditës së parë akuzat dhe është shprehur se i gjithë procesi ndaj saj është i montuar politikisht.