Avokati Artan Broci ka folur para mediave për ish-zv drejtorin e OFL, Artan Shkëmbin duke thënë se është lënë në fuqi masa për pèzullim nga detyra. Sipas tij nuk ka asnjë provë ndaj Shkëmbit, i cili zgjodhi Shkëmbi zgjodhi të shmangte mediat duke dalë nga dera tjetër e gjykatës.
“Nuk ka patur telefon klienti im që të përdorte programin encrochat. Nuk kanë asnjë provë. Ne do i verifikojmë. Vetë Shkëmbi është shumë i interesuar për ta zbardhur këtë cështje sa më shpejt. Për shkak të vetëkorrektesës që ka pasur gjatë karrierës së tij 20 vjecare në drejtim të policisë së shtetit, ka drejtuar rreth 178 operacione mjaft të suksesshme, shumë më të sofistikuara dhe më sekret se kjo dhe nuk ka ceduar në njërën as tjetrën. Ne besoj se do e zbardhim me shpejtësi të vërtetën.
U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra. Për shkak të sekretit profesional dhe të sekretit hetimor nuk mund të vëh asgjë publike”, u shpreh avokati.
Ishh-zv drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra pak ditë më parë për nxjerrje të sekretit hetimor.Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit.
Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.(A.M/Faxweb.al)