Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Flasin vullnetarët e parë që provuan vaksinën ruse: Kemi plogështi, temperaturë dhe dhimbje muskulore

Një në shtatë vullnetarë janë ankuar për efekte anësore, përfshirë lodhje dhe dhimbje muskulore pas marrjes së vaksinës ruse kundër COVID-19. Kështu thotë ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, duke shtuar se janë paraqitur më shumë se 40 mijë vullnetarë për ta marrë vaksinën.

Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës.

“Përafërsisht 14 për qind e tyre kanë shfaqur efekte anësore, si plogështi, dhimbje muskulore dhe rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit”, tha Murashko.

Sondazhet publike kanë thënë se gati gjysma e rusëve nuk planifikojnë të marrin në asnjë moment vaksinën kundër COVID-19. Theksojmë se disa prej ekspertëve botërorë janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re ruse, pasi sipas tyre nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *