Zgjedhjet e 25 Qershorit të cilat u monitoruan dhe nga Misioni ndërkombëtar i vëzhguesve i përbërë nga OSBE-ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Parlamenti Europian kanë raportuar dhe rezultatet e tyre në lidhje me këto zgjedhje. Ata shprehen se marrëveshja midis lidërve bëri të mundur këto zgjedhje por besimi n këtë proces është i ulët.
Sipas vëzhguesve palët garuese në zgjedhje ishin të lira të bënin fushatë dhe themelet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit u garantuan. Megjithatë, implementimi i marrëveshjes politike krijoi sfida për administratën zgjedhore dhe rezultoi në një aplikim selektiv dhe të paqendrueshëm të ligjit. Si rrjedhojë e politizimit të vazhdueshëm të komisioneve dhe institucioneve zgjedhore si dhe akuzave për blerje vote të gjithëpërhapura, besimi në proces ishte i ulët.
“Marrëveshja midis liderëve të partive kryesore politike, e cila bëri të mundur këto zgjedhje, ishte një hap pozitive. Megjithatë, kjo marrëveshje gjithashtu vuri pengesa për procesin zgjedhor,” tha Paolo Corsini, kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. “Ka ardhur koha që Shqipëria të eci përpara me një demokraci të vërtet të bazuar në sundimin e ligjit,” shtoi ai.
Vëzhguesit shprehen se zgjedhjet u mbajtën në sfondin e ndasive të mëdha politike midis PS-së dhe koalicionit qeverisës dhe Partisë Demokratike, si dhe me nivel të ulët të besimit të publikut në procesin zgjedhor. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar me 15 Maj ndërmjet liderëve të dy partive kryesore, i dha mundësinë PD-së to emëronte disa ministra në pozicione kyçe.
“Unë kam parë një dëshirë të madhe për të tejkaluar ngërçin politik që e ka mbajtur peng Shqipërinë për një kohë të gjatë,” tha Marietta Tidei, kreu i delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. “Unë shpresoj që ky moment i krijuar nga marrëveshja politike, do të shfrytëzohet nga miqtë tanë shqiptarë për të arritur ambiciet e tyre vendore dhe aspiratat për integrim europian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë,” shtoi ajo.
Në të njejtën linjë ishte dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan.
“Unë shpresoj që këto zgjedhje do të krijojnë atmosferën pozitive politike në mënyrë që qeveria të bëj progres për të zbatuar reformat e nevojsmë për ta çuar përpara procesin e integrimit në BE,” tha Kukan.
(S.SH/Shuplaka)