Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Askush nuk do t’ia dijë për të”, ish-ministri i Brendshëm flet për Sandër Lleshajn: Është kukull që i bën fresk Ramës. Çfarë do bëja po të isha në vendin e tij

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka e ka cilësuar si “kukull” ministrin Sandër Lleshi, për të cilin prej ditësh flitet se është larguar nga posti. Në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax Neës, Noka theksoi se askush nuk pyet për të dhe po të ishte në pozicionin e tij, do të jepte menjëherë dorëheqjen.

“Kukullat e vendosura në të gjitha karriget e pushtetit të cilët mjafton që i bëjnë fresk dhe i buzëqeshin kryeministrit dhe ecën pushteti. A është me tepër se një kukull Sandër Lleshi? Zero, aq është. Mendoni që Sandër Lleshi është ministër? Është gabim. Sandër Lleshi bën rolin e ministrit. Askush nuk pyet për të e s’do t’ia dijë kush për të. Po të kishte një fije dinjitet, do të dorëzonte dorëheqjen. Po të isha unë në pozitat e tij nuk kaloja 24 sekonda, jo 24 orë. Është çështje e tij kjo rrokopujë është gjithkund në Rilindje. Këta mbijetojnë, jetojnë, kënaqen, pasurohen vetëm se janë liliputë të kryetarë të majtë”, u shpreh Noka.

Ditën e djeshme, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për zërat që kanë qarkulluar se i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama në tryezë, duke thënë se i ka dëgjuar me vonesë të tilla informacione dhe nuk komenton lajme të pakuptimta. Ai shtoi është në detyre dhe vazhdon ta kryej ketë funksion me përkushtim maksimal.

Kujtojmë se midis kreut të qeverisë dhe Lleshaj përflitej prej muajsh për një ngrirje të marrëdhënies së tyre, e cila filloi që pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, ku Rama e shkarkoi nga drejtimi i Autoritetit Civil.

Pas kësaj një sërë përplasjesh të tjera vijuan mes “gjeneralit” Lleshaj dhe kreut të qeverisë, të cilat thuhet se e kanë detyruar të dorëzojë dorëheqjen.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *