Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të hajë peshkun e Shirokës”, Flamur Noka i përgjigjet Spiropalit që do ti hajë për së gjalli. Reagon edhe për ngjarjet në Elbasan: Policët heshtin se i ik buka ose koka!

Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka ishte i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax Neës ku foli për temat që kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit. Duke nisur nga ngjarjet e fundit në Elbasan, thotë se nuk është parë ndonjë arrestim nga policët, që sipas tij heshtin për cdo gjë pasi mbeten pa punë ose i vrasin.

“Keni parë ndonjë nga klanet që të arrestohet? Kurrë. Kemi parë si hidhet gaz lotsjellës pa mëshirë ndaj opozitës. Fitore e madhe ndaj policisë së shtetit. Ky është inkriminim dhe politizim. Kjo nuk është polici shteti, por pushteti, ndaj sillet kështu. Sepse pushteti dhe shteti janë bërë njësh. Ata detyrohen të rrinë të strukur se ose iu ik koka, ose iku ik buka, dy rrugë kanë. Kupola është thellësisht e korruptuar dhe inkriminuar”, tha Noka.

Në fjalën e tij theksoi se zgjidhja e vetme është 25 Prilli për tu cliruar nga krimi e korrupsioni ndërsa i dha edhe një përgjigje ministres Spiropali që para disa ditësh në një studio televizive tha se “do ti hajë për së gjalli”, për të cilën tha: “Elisa të shkojë të hajë peshkun e atij Shirokës po lëre.”

Ndërsa nuk la jashtë vëmendjes cështjen e Detit duke treguar se Rama u kthye tek varianti i Berishës dhe tashmë sipas tij është “përrallë e mbaruar”.

“Kur ka problematika të tyre që i djeg shumë, këta sajojnë problematika të tjera fallso që njerëzit të mbyten pas tyre dhe të harrohet e vërteta. Ka vetëm një dhe vetëm një, cështja e Detit është përrallë dhe ka mbaruar. Rama u kthye tek varianti i Berishës dikur, e shau, e sulmoi e cfarë si tha dhe sot u kthye prap. Kur? Ditën kur u kthye në Athinë. Ne do të merremi nga sot deri më 25 Prill, katandisjen që i ka bërë Rilindjen këtij vendi dhe rrugët që opozita ka si zgjidhje. Tani është katandisur me gjysmën e shikueshmërisë së Bashës”, tha Noka.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *