Një zjarr ka nisur papritur në sheshin e parkingut të mjeteve pranë hyrjes së dytë të godinës së Bashkisë Sarandë.
Menjëherë ka shkuar në vendngjarje sherbimi zjarrfikës, i cili bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa u shkaktuar asnjë dëm material apo rrezikshmëri të mjeteve të ndodhura të parkuara tek sheshi.
Sipas përgjegjësit të Sektorit të Sherbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, të Sarandës, Nasibi Hasanllari, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike.
(E.H/Faxweb.al)