Burime për Faxweb bëjnë me dije se Gjykata e Kukësit ka vërtetuar se Fjolla Morina nuk është shtatëzanë.
Fjolla Morina, është rikthyer në Gjykatën e Kukësit pas shtyrjes së seancës që nisi mëngjesin e sotëm për dhënien e masës së sigurisë. Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska u shpreh se seanca e mëngjesit u shty pasi fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest me burg, por duke qënë se Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në qeli sipas nenit 230 pika 2.
Për këtë arsye këngëtares iu la kohë për të gjetur një kontratë qiraje ose për të paraqitur garancinë pasurore që do të bënte të mundur shmangien e arrestit me burg dhe dhënien e masës “Arrest Shtëpie”.
Me sa duket sajimi i alibisë së shtatëzanisë për të siguruar masën e “Arrestit në Shtëpi”, duket se nuk ka funksionuar për këngëtaren pasi të dhënat mjekësore e kanë nxjerrë zbuluar.
Kujtojmë se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë.