Këngëtares Fjolla Morina do ti duhen edhe pak orë që të mësojë vendimin e gjykatës ndaj saj, ndërsa shpreson që ti jepet masa e arrestit të shtëpisë.
Teksa hynte në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Kukësit Fjolla Morina dukej më ndryshe se asnjëherë më parë, e veshur me një fustan të gjatë, me flokët e lidhura gërshet, me syze në fytyrë dhe me maskë.
Këngëtarja tha dje se ishte në pritje të ëmbël, por burime nga prokuroria bëjnë me dije për Faxweb.al se një eko e shtatzanisë nuk e vërteton se është në pritje të një fëmije dhe duhet të ketë edhe gjinekolog për ta vërtetuar. Ndërsa Prokuroria ka kërkuar “arrest shtëpie” si dhe garanci pasurore 5 milionë lekë për Fjolla Morinën.
Për ti dhënë masën e arrestit të shtëpisë këngëtarja do të duhet të paraqesë një kontartë qeraje se jeton në Kukës, dhe do të duhet të qendrojë në qytet deri në rivlerësimin e ardhshëm të masës, apo përfundimin e hetimeve.
Kujtojmë se në deklaratën e saj përball organit të akuzën, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë. Gjithashtu ajo ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë armën, ku është shprehur se ai është nga Gjermania por tashmë ka vdekur dhe nuk jeton më.
Gjatë momentit të arrestimit ajo ndodhej në makinë me dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar si Fitim Muji dhe Fisnik Syla, të cilët gjithashtu do të paraqiten para Gjykatës.
Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.
“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.
Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.
Më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
(E.K/Faxweb.al)