Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Fjalimi kritik i Saimir Tahirit në Asamble: Shtegu i mikut më i fortë se shtegu i meritës, karrigia të largon nga njerëzit

Saimir Tahiri është shfaqur mjaft kritik në fjalimin e tij në Asamblenë e sotshme të socialistëve. Duke folur për platformën e bashkëqeverisjes ai ka folur në lidhje me korrupsionin, për shtegun e mikut që ende ekziston në vend.

Nëse e dëgjon nga larg fjalimi i Tahirit do të dukej si fjalimi i një opozitari, dhe jo i një ish-ministri që e ka qeverisur vendin për katër vite me rradhë.

“Pa asnjë diskutim që politika ka bërë herë pas here punë që largojnë njerëzit, sa më e gjatë që koha që qëndron në karrige aq dhe më e largët bëhet lidhja me popullin. Ne fituam vetëm me njerëzit, bëmë atëherë zgjedhjen e duhur dhe tani na bën më të vështirë detyrën. Ne kemi dy rrugë ose të mbyllim sytë dhe të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë, ose të shkojmë deri te hallet e njerëzve dhe të shohim nga afër problemet e tyre. Duhet të dalim vetë mbi veten.

Kryeministri hapi dje një dritare, po nëse nuk përdoret si duhet do të sillte të kundërtën e asaj që ne duam. Është një dritare për të afruar ata që nuk kanë folur deri më sot pasi kanë qenë skeptikë. Ne na duhet që t’iu japim mundësinë atyre që të mos i ndjejnë larg ata që qëndrojnë në karrige. Kush është parë në pasqyrën e paradhomës nuk ja ka dalë dot.

Bashkëqeverisja në këtë formë që e kemi menduar ne, fillimisht duhet të shërbejë si një pasqyrë ku ne të shohim personat me të cilët ne punojmë në administratë, shtegu i mikut ende sot qëndron më i fortë se shtegu i meritës”, u shpreh Tahiri ndër të tjera.  

FJALIMI I PLOTË I TAHIRIT: 

2 rrugë janë: Ose do bëhemi skllevër të pushtetit tonë, ose do clirojmë qytetarët nga skllavëria e klientelizmit dhe korrupsionit.

Nqs një ditë, ne do e gjejmë veten mes njerëzve nga njëra anë dhe pritshmërisë së tyre nga ana tjetër, do jetë fiks dita kur më shumë për mendje sesa për shqisa, do kemi kthyer mbrapsht kursin e besimit, e bashkë me të edhe orën.

E kur shoku më i ngushtë i pritshmërisë, është mosbesimi, e gjitha bëhet më e vështirë.

Dhe për këtë njerëzit nuk kanë faj.

Nga një anë administrata, nga një anë drejtësia, e jo larg politika e pushteti, kanë bërë punë me sukses herë për të shëmbur, e më shpesh për të mos ndërtuar dot besimin e njerëzve.

Meqë u është bërë zakon të shohin se sa më e madhe bëhet karrigia, aq më shumë duken të vetëmjaftueshëm ata që janë mbi të. E sa më e gjatë koha, aq më e madhe arroganca.

Ne fituam para pak muajsh. Tani kemi qeveri, struktura, ligje. I kemi të gjitha.

Fituam vetëm me njerëzit, kur ndoshta, sic thonin disa, shumë më kollaj e kishim të fitonim me partitë e të qeverisnim koridoreve të pushtetit.

2 rrugë janë:

Ose të mbyllim sytë për hir të njëri tjetrit, të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë duke u bërë skllevër të pushtetit tonë, e kjo mund të ketë trofe karriere e përfitim vetëm për disa;

Ose të clirohemi nga gjithcka është pengesë e djeshme dhe e sotme, për të shkuar deri te njerëzit dhe hallet e tyre, edhe atëherë kur ccmimin për këtë na takon ta paguajmë po ne.
Me detyrim kemi këtë të dytën, sot e çdo ditë tjetër, deri në fund.
Dje u hap një dritare e vogël, por që nqs shfrytësohet sic duhet, mund të jetë shumë e rëndësishme.
Bashkëqeverisja me njerëzit, mund të jetë rruga jonë më e mirë për të nisur një kapitull të ri me qytetarët.

Jo vetëm për të dëgjuar ata që janë mësuar flasin e nuk dëgjohen. Se kjo është më e pakta.

Por për të nxitur edhe ata që nga mosbesimi shumëvjecar, kanë humbur edhe shpresën se po folën do dëgjohen ndonjëherë.

E për këtë nuk na duhet ti presim, na duhet ti nxisim.

Na duhet të përballemi me gjithcka nuk jemi përballur dot, apo me ato gjera që zakonisht na vijnë më kollaj të mos i përballim.

Kjo duhet të jetë bashkëqeverisja jo me njerëzit që na duan, por me njerëzit pa dallim.
E për të gjitha këto, sigurisht, na duhet një pasqyrë.

Kush është parë në pasqyrën e paradhomës, nuk ia ka dal dot. E kush më keq akoma, ka dëgjuar vetëm ata që te paradhoma kanë një karrige të prenotuar gjithmonë, mund t’ia ketë dalë të mbajë pushtetin për ca kohë, por jo fytyrën, as moralin e as ligjin.
Bashkëqeverisja në këtë formë, më së pari mund të jetë një pasqyrë e vërtetë për ne. Të shohim veten e të ulemi me këmbë në tokë.

Për të parë ata me të cilët punojmë. Në administratë, në ccdo zyrë e jo vetëm.

Për të vlerësuar ata që punojnë mirë, e për të mos mbrojtur ata që qytetarin që u vjen te dera bashkë me hallin e vet, e kanë ngjarjen më të parëndësishme të ditës.
Për fatin tonë të keq, rruga e korrupsionit është shumë më e shkurtër se rruga e ligjit. Edhe sot.

Shtegu i mikut, tarafit, i klientelizmit, është ende sot akoma më i thjeshtë se meritokracia dhe transparenca.

E deri kur të ndodhë e kundërta, na duhet të ndërtojmë bashkë me njerëzit, një rrugë akoma më të shkurtër, më të shpejtë, e mbi të gjitha pa vese.
Si rregull, pushteti është në konflikt me veten përpara qytetarëve, përpara qeverisjes së hapur, informacionit, transparencës, pjesëmarrjes.

Si rregull pushteti mjaftohet me veten, ndaj duhet kurajo për të jashtë zyrave, jashtë kornize, e për të bërë më të vështirën; të qeverisim me njerëzit.
Pak kurajo është dashur për të ngritur një mekanizëm të tillë, ca më shumë për të besuar se vërtetë do funksionojë.

Sepse në vetëvehte, ky instrument nuk funksionon.

E kjo nuk është as në dorë të kryeministrit, as të ekipit të tij, as në dorën time e as tonën ekskluzivisht.

Kjo është në dorën e njerëzve, të cilëve ne kemi detyrimin tu japim besimin e plotë.
Sepse, e përsëris, dy rrugë kemi, ose të bëhemi skllevër të pushtetit tonë, ose të clirojmë qytetarët nga skllavëria e burokracisë, e vonesave, klientelizmit dhe korrupsionit.
Dhe ne jemi të dënuar të bëjmë të dytën. Sot e cdo ditë. Me cdo kosto

 

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *