Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Fjala e vajzës nga Mirdita vuri në veprim Olta Xhaçkën: Projekt për fshatrat e thella

Pas fjalimit të mbajtur të vajzës nga Mirdita, Rigerta Loku në Kuvend, Forcat e Armatosura kanë mbërritur në fshatin Arrëz të bashkisë Devoll.

Pak ditë më parë, efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios (bXh) të Komandës Mbështetëse përfundoi urën që lidh dy lagjet e fshatit prej 635 banorësh e lehtëson komunikimin e tyre me 900 banorët e fshatrave fqinjë.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi urën që bën më të sigurtë rrugën e 65 fëmijëve drejt shkollës 9 vjeçare, pak metra larg urës.

“Unë jam krenare për forcat tona xhenio, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për zgjerimin e rrugëve apo ndërtimin e urave, sic është rasti i sotëm në Arrëz. Në këtë fshat, me ndërtimin e urës ne po japim mundësi që banorët jo vetëm të komunikojne me fshatrat fqinjë, por që zona të jenë me e arritshme nga turistët vendas dhe të huaj”, tha Ministrja.

Mesa duket fjalimi i vajzës nga Miirdita ka qenë një frymëzim për politikanët shqiptarë, duke bërë të mundur që t’i kthejnë pak sytë nga fshati dhe mos e lënë në harresë. (S.SH/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2873″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *