Trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh pas ndeshjes ndaj Moldavisë se kjo fitore ishte detyrim pas humbjes në Islandë. Ai tha për “supersport” se kuqezinjtë do të hynin në frikë nëse nuk e fitonin as këtë takim.
“Na duhej fitorja dhe filluam mirë. E arritëm fitoren pasi duhej me lojën që ne bëmë. Djemtë ishin të shqetësuar nga humbja ndaj Islandës dhe nëse nuk do të fitonim, futbollistët do të hynin më shumë në frikë dhe ky do të ishte një problem”, është shprehur Reja.
Ndërkohë që tekniku Italian ka komentuar dhe lënien në stol të Taulant Xhanës duke u shprehur: Duhej më shumë në ndeshjen me Islandën dhe kam një grup me 23 lojtarë dhe në një afat prej pak ditësh nuk kam çfarë bëj.
Ndërkohë që trajneri i kombëtares ka vlerësuar dhe dy futbollistët që u futën si zëvendësues në pjesën e dytë të lojës, dhe arritën të gjenin golin pas kombinimit me njëri-tjetrin, Roshi dhe Cikalleshi.
“Skema? Nuk fitohet pa djersitur dhe çdo fitore ka vuajtje. Në pjesën e dytë kishim Roshin më para dhe në çdo ndeshje duhet të djersijmë. Në mbrojtje patëm pak problem pasi kishin disa raste ata por me Cikalleshin dhe Roshin i dhamë skuadrës një tjetër frymë. Uzuni është një futbollist me lëvizje të madhe dhe i jep frymëmarrje sulmit. Duke krahasuar ndeshjen me Islandë”, përfundoi Reja.