Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku nuk është përmbajtur pas fitores së Kosovës 2-0 me Malin e Zi.
Përmes një postimi në faqen e saj në ‘Facebook’, diplomatja kosovare ka deklaruar se e do fort sulmuesin Vedat Murqi, madje është e gatshme të shkojë në luftë me të.
Ndeshja e djeshme në fakt ishte një triumf për Kombëtaren e Kosovës, e cila po i afrohet gjithnjë e më shumë kualifikimit për Euro 2020. Madje dje, pretendenti për kryeministër Albin Kurti shkoi të ndiqte ndeshjen e kombëtares për herë të parë.