Në një lidhje Skype për Fax News, analisti Enver Bytyçi foli mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Itali.
Bytyçi u shpreh se rezultati nuk ishte surprizë, pasi e djathta i përgjigjet situatës aktuale në Itali dhe është një fitore e vyer si për popullin Italian, ashtu dhe Shqipërinë apo vendet e tjera të Europës.
“Rezultati i së djathtës në Itali nuk është surprizë, u përgjigjet kushteve aktuale italiane dhe evropiane. Është zhvillim normal i politikës dhe kapërcim në drejtimin e shtetit dhe institucioneve nga një spektër politik i majtë tek i djathti, kryesuar nga Meloni. Është fitore e rëndësishme, nuk është për tu alarmuar siç po bëhet në shumë media, nëse shohim rezultatin e të gjitha partive politike, dallojmë se vetëm një forcë politike e majtë ka fituar një përqindje të konsiderueshme ndërsa të tjerat nga 7.8% të votave.
Është lajm i mirë për Shqipërinë dhe popujt evropianë sepse rajoni ynë ka nevojë që të implementojnë programe, ideologji që forcojnë familjen, dashurinë për atdheun, pa kaluar në ekstremizëm, është fitore e madhe pas asaj që u arrit në Suedi para 2 3 javësh.
Partia e zgjedhur në krye të shtetit nuk është ekstreme e djathtë, por e qendrës së djathtë, tipike konservatore dhe pikërisht kjo gjë u nevojitet sot italianëve dhe jo vetëm.
Sinqerisht fitore e vyer për fatet e kombeve dhe të BE-së. BE është sunduar nga një lloj teorie e neuro-liberalizmit që synon globalizmin, sigurisht në pikëpamjen ekonomike është synim i dëshiruar por BE është i indoktrinuar nga kjo filozofi, të cilën e mbështetën me zell të madh edhe Soros. Partitë që janë kundër kësaj filozofie, nuk parapëlqehen në Bruksel dhe kryeqendra të Evropës”-u shpreh Bytyçi.