Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Fitoni bursat me denoncimet”, Goci: Tentativë të godasi pedagogët, po u vendoset çmim

Aktivisti Ervin Goci i ka quajtur deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për denoncimet që duhet të bëjnë studentët ndaj pedagogëve të korruptuar, si një masë të tmerrshme, duke e quajtur si një Pazar, duke sjellë në vemendje edhe rastet e ngacmimeve seksuale.

Goci theksoi në studion e lajmeve të Televizionit Fax News se, kjo është një përgjegjësi dhe detyrë e ministrisë, ndryshe sipas tij, studentët stimulohen të bëjnë lajme të rreme për shkak të shpërblimeve duke shtuar se nuk sjell asgjë përveç një fushate denigruese që po bën qeveria ndaj trupës akademike.

“Do të shfrytëzojë pakënaqësinë e studentëve për të goditur trupën e akademikëve. Aty flitet vetëm çfarë përfiton studenti, merr dhuratë kur ai duhet ta bëjë ne çdo rast, pra i vendoset një çmim. Ka ligje të posaçme për këtë çështje që në rast se shkilet le të japin llogari. Le ta fillojë nga zyrat që ka në varësi duke thënë se nëse dikush me sheh që ngacmoi dikë seksualisht unë do ti jap një dorë lekë që të më denoncojë, se kështu i bie. Kjo është një nga tentativat për të ndërhyrë në punët e universiteteve publike”  – tha Goci.

Aktivisti foli edhe për skandalin e pagesës së hotelit nga Shkëlqim Fusha për dy netë në Spanjë për Arbër Maznikun, për të cilin Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka dërguar në gjyq.

“Kjo çështje trajtohet si diçka e veçantë dhe e përjashtojnë veten e tyre, ndërkohë që firma Fusha punon në çdo lloj sektori. Dua të di si qytetar se si ka mundësi që paguan shifra kompromentuese, që ka shfaqur interes për të ndërtuar një Teatër me preednet kompromentuas, na paguaka fatura për qejfin e politikanëve me 900 euro nata që edhe Kristiano Ronaldo do ta dëshironte. Ai duhet të lërë detyrën dhe ti nënshtrohet ligjit. ”

Goci foli edhe për betonizimin e Tiranës dhe ndërhyrjes që është bërë në Parkun Rinia por edhe për çështjen e mungesës së ujit në kryeqytet.

“Këta nuk kanë respekt më minimal as për njerëzit. Hapësira e Parkut Rinia nuk është një park i izuluar, por një urë lidhëse me zona të ndryshme të kryqytetit. Ne që e kundërshtuam na thanë gjithë të zezat dhe gjithashtu duhej të prisnim që ta shikonim. Dhe sot ndodhemi në një situatë banditësh. Ku ka boshllëk kryetari futet Mazniku, që është xholi i Veliajt. Sot sipas deklaratës së Entit Rregullator të Ujit ka rënë me njëherë e më shumë furnizimi. Nuk ka asnjë lidhje thatësira sepse Tirana është qyteti me sasinë më të madhe të ujit në Europë. Në shtëpinë time ku banjo nuk ka as 10 orë në ditë dhe vjen me orare të ndërprera. Çmë duhen mua pallavrat dhe propaganda e tyre në televizion”.

Ndërkohë për Teatrin Kombëtar Goci tha se beteja vazhdon dhe do të vijojë deri atëherë kur të pranohen kushtet e artistëve.

“Për ne qeveria ka humbur legjitimitetin tek Teatri madje te gjithë qeverisja. Ajo që ne po bëjmë është se kemi marrë një hapësirë në administrim, kjo pas futjes së Policisë sepse ne nuk jemi uzurpator. Deri më sot kemi bërë 15 shfaqje, kemi bërë pasterim total dhe higjenosanityar të gjithë godinës, kemi një ruajtje të saj prej 24 orësh. Qëllimi është ta mbajmë si shfaqje dhe pa pagesë për publikun që të ruajmë atë hapësirë të shenjtë dhe të papërsëritshme. Edhe rikonstruksioni është i paprekshëm, godina është në gjendje fantastike, natyrisht ka nevojë për ndërhyrje. Aty nuk do të bëhet më se çfarë don qeveria, ne kërkojmë restaurim të asaj godine, kjo është ajo që kërkojmë dhe derisa të realizohet ne jemi aty”.

Propozimi i Rames per "studentet spiune", i ftuar: Ervin Goci, pedagog

Publiée par Fax Web sur Mercredi 18 septembre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *