Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Fitoi një shumë të majme në lojërat e fatit, shqiptari në Itali rrihet me sende të forta

Një ngjarje që nuk pritej i ka ndodhur një shqiptari, i cili brenda ditës ka përjetuar një situatë të mirë dhe të pakëndshme.

Shqiptari në Itali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fituar një shumë të majme parash në një makineri të lojërave të fatit. Mirëpo në të njëjtën mbrëmje, ai është dhunuar nga një person me origjinë nga Magrebi, i cili pretendonte se shuma e parave është fituar me ndihmesën e tij.

Mediat italiane shkruajnë se dy personat janë rrahur me njëri-tjetrin me grushte dhe me sende të forta dhe si rezultat shqiptari ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në hekurudhën e stacionit të trenit në Fontivegge, një provincë e Perugias. Në momentin kur policia kishte mbërritur në vendngjarje, personi nga Magrebi ishte larguar dhe shqiptari nuk mbante mend të gjitha të dhënat që mund të ndihmonin në identifikimin e tij. Kështu, edhe pse kamerat e sigurisë kishin filmuar gjithë sherrin, policia u detyrua të ndalte hetimet. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *