Petro Koçi ka njoftuar ditën e sotme, largimin e tij nga pozicioni që mban në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi KQZ konfirmoi mandatin e tij si deputet në qarkun e Fierit. Petro Koçi renditej i dyti në qarkun e Fierit. Ndërsa vetë ai ka njoftuar largimin e tij në rrjetin e tij social ‘facebook’, ku ka falenderuar të gjithë mbështetësit, gjithashtu ka falenderuar kryeministrin dhe ministrat e Mbrojtjes që janë emëruar gjatë kohës që ai ka shërbyer pranë institucionit.
Postimi i Plotë
Per gjashte vjet e gjysem ne Ministrine e Mbrojtjes.
Ketij nderi te larte jam perpjekur ti pergjigjem me perkushtim te ndershem e te palodhshem.
Uroj tja kem dale mbane!??????
Mirenjohje te ndjere Kryeministrit, Qeverise, 3 ministrave te Mbrojtjes dhe sidomos personelit me dhe pa uniforme ne MM dhe FA,
3 Shefave te Shtabit te Pergjithshem, Komandanteve te strukures ushtarake dhe cdo bashkepunetori ne kete udhetim nderi per mua.??????????
Cdo shqiptar po ta pyesesh nese e do atdheun dhe flamurin kuqezi do te pergjigjet po.
Ketu ne MM dhe FA cdo cast pergjigjemi po, sepse pyetjen na i ben detyra!
??????????????????????