Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gruan kineze, e cila u gjet pa shenja jete brenda një valixhe në Vilia. Autoritetet kanë nisur të mbledhin të dhëna nga celulari i saj, kamerat dhe llogaritë bankare për të mësuar më shumë nga zhdukja 15 ditore.
Sipas shoqes së saj të ngushtë, dy ditë para se të humbte kontaktet më të, gruaja kineze fitoi 500 euro në kazino. Në dëshminë për policinë, shtoi se shkoi më shumë njerëz.
Ende po hetohet pse pas zhdukjes së saj, katër nga shoqet e saj të dhomës u larguan nga shtëpia dhe u zhvendosën në një zonë të provincës. Natën e zhdukjes së saj, një prej bisedave të saj të fundit ishte me tezen nga Kina. Kjo e fundit ngriti alarmin për zhdukjene saj.
Hetimet vijojnë ende pasi raportohet se ka frekuentuar shumë bare e lokale në qendër të Athinës pasi ra në kontakt me njerëz nga Ballkani dhe Azia.
(A.M/Faxweb.al)