Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i uron besimtarëve një agjërim e lutje të pranuara, si dhe shpresë për të përtëritur.
Basha:
Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin!
Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!