Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Financimi i partive 100% nga buxheti, Kume: Mund të ketë 2 pasoja, duhet dakortësi e plotë

Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka folur për faxë News lidhur me tryezën e përfaqësueve politik dhe ekspertëve me prezencë të diplomatëve të huaj dhe ekspertëve të çështjeve zgjedhore.

Kume zbuloi edhe detaje nga kjo tryezë ku tha se iu kushtua vëmendje mënyrës se si është parashikuar të zgjidhet problemi për financat dhe finacnimet e fushatave elektorale.

Kume foli edhe për mundësinë e financimit të partive politike 100% nga Buxheti i Shtetit ku tha se kjo mund të çojë jo në zgjidhjen e problemit, por më keq akoma, në përkeqësimin e tij, teksa përmendi dy kryesoret.

“Financimi i partive politike dhe trajtimi i problemit. Ju kushtua vëmendje edhe mënyrës se si është parashikuar të zgjidhet problemi për financat dhe finacnimet e fushatave elektorale. Ishte një shkëmbim mendimesh dhe përvojash e eksperiencash në vendet e tjera. E rëndësishme është se pjesmarrje e gjithë spektrit politik ku marrin pjesë të gjithë ekspertët e partive politike”, tha Kume.

Ai u pyet nga gazetarja Eksiola Shehu se si e konsideronte propozimin e opozitës së bashkuar për financimin nga buxheti 100% të partive?

Kume: Është çështje për diskutim, një pyetje e tillë nisi për ekspertët e huaj edhe nga përfaqësuesit. Por ata thanë se mund të ketë dy pasoja: Rëndon buxhetin e shteti dhe e dyta nuk eliminon hapësirat që partitë të financohen vetëm nga Buxheti i Shtetit. Mund të çonte në zvogëlimin e hapësirave për monitorimin dhe në vend që ta zgjidhin problemin por mund ta shtojnë atë. Duhet të konsumohen ide dhe propozime deri në gjetjen e zgjidhjes me dakortësinë e gjithë palëve. Në të kundërt do të krijohet mundësia për përkeqësim të situatës.

(F.GJ/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *