Ka filluar vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit në Kosovë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se në sallë janë të pranishëm 83 deputetë dhe se ka kuorum për ta zgjedhur presidentin. Ndërsa, tashmë ka filluar edhe votimi i deputetëve për Presidentin.
Në sallë të pranishëm janë edhe deputetët nga radhët e LDK’së, megjithatë edhe sot Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk do të marrin pjesë në votim.