20:55 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fillon seanca gjyqësore ndaj reperit shqiptar Fero dhe On Records, ja për çfarë akuzohen (FOTO)

14:21 | 08/09/2021
në Flash, Kosova, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fillon seanca gjyqësore ndaj reperit shqiptar Fero dhe On Records, ja për çfarë akuzohen (FOTO)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca fillestare në rastin ku po akuzohen menaxheri i “On Records”, Mehmet Elshani, Avudllah Islami dhe Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero.

Elshani po akuzohet për sulm, Islami për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje. Ndryshe, kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 22 qershor, por e njëjta ishte shtyrë. Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15, pikërisht në rrugën “Iliaz Kodra” në Prishtinë, me dashje ka përdorë forcën ndaj të dëmtuarit Lorent Bajrami, pa pëlqimin e tij. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje të atëçastshme që kishte ndodhur në mes tyre, përderisa i dëmtuari po kërkonte vendparkim për veturën e tij, të dy fillimisht kishin debatuar me fjalë pastaj i pandehuri del nga vetura e tij dhe duke përdorë forcën fizike ndaj tij e kapë për gjoksi të dëmtuarin.

Me këtë, Elshani akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se në kohën edhe vendin e përshkruar si në dispozitivin e parë, deri sa i pandehuri Elshani ka qenë duke e sulmuar të dëmtuarin Lorent Bajrami, i pandehuri Avdullah Islami i kishte drejtuar në kokë një mjet të metaltë të rrezikshëm, me të cilën seriozisht e kishte kanosur të dëmtuarin Bajrami, duke i thënë që të largohej nga aty, me qëllim të frikësimit të tij, duke i shkaktuar të njëjtit frikë dhe ankth.

Tutje, në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuzë thuhet se në kohën dhe vendin e njëjtë të cekur si më lartë, i pandehuri Feronit Shabani ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një Elektroshok me bateri të firmës TË-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.

Me këtë, Shabani akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Pas

VIDEO/ Talebanët mbyllin gratë në bodrum, nuk i lejojnë të dalin në protesta kundër qeverisë të sapoformuar

Para

Ku qëndrojnë refugjatët që kapen nëpër Shqipëri? Merkaj zbulon detaje: Pse Shqipëria po përdoret masivisht si vend tranziti nga studentët dhe punonjësit e vendeve të BE-së

Para
Ku qëndrojnë refugjatët që kapen nëpër Shqipëri? Merkaj zbulon detaje: Pse Shqipëria po përdoret masivisht si vend tranziti nga studentët dhe punonjësit e vendeve të BE-së

Ku qëndrojnë refugjatët që kapen nëpër Shqipëri? Merkaj zbulon detaje: Pse Shqipëria po përdoret masivisht si vend tranziti nga studentët dhe punonjësit e vendeve të BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.