16:46 | 26/06/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fiksimi i çmimeve nga Bordi po falimenton kompanitë e vogla të karburanteve! A po rritet evazioni?

23/06/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fiksimi i çmimeve nga Bordi po falimenton kompanitë e vogla të karburanteve! A po rritet evazioni?

Fiksimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës po krijon pasoja në tregun e karburanteve, nga falimetimi i kompanive të vogla, mbajtja e çmimeve artificialisht më të larta sesa do të ishin nëse operatorët do të manovronin vetë në treg dhe sidomos po çon në një evasion masiv në rrethe, përmes deklarimeve më të ulëta të sasive të shitura.

E para është mbyllja e kompanive të vogla, që nuk po arrijnë të mbijetojnë përballë ndryshimeve të shpeshta të çmimeve nga Bordi. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bëri të ditur për Monitor se 83 stacione shitjeje në periferi nga Shkodra në Kukës, Pogradec, Dibër etj janë mbyllur tashmë. Rreth 100 pika të tjera furnizohen një herë në tre javë dhe po mbijetojnë me zor. Këto përbëjnë të paktën 10% të pikave totale të karburantit në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se nëse vazhdon kjo situatë rrezikohet dhe furnizimi me naftë nga importi, pasi askush nuk po negocion kontratë të re. “Kapitali qe duhet për punë është 3 fishuar, bankat dhe fondet ndërkombëtare që mbulojnë çmimin e naftës në bursa kanë rritur kostot, pasi me luhatjet e tregut është rritur shumë rreziku i falimentimeve dhe janë 3- 4 fishuar primet.  Bordi ynë nuk i njeh këto dhe as shumë elementë që po aplikohen mbi çmimin Platz, ndërsa operatorët e shpërndarjes po luajnë për cent”.

Lexo edhe :

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë

Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimet do të ishin 10-15 lekë më lirë për litër

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se nëse nuk do të kishte ndërhyrje nga Bordi, çmimet sot do të ishin të paktën 10-15 lekë për litër më pak sesa janë aktualisht. “Kompanitë kanë përvojë me çmimet dhe manovrojnë kur ai luhatet në  +- 150 – 200 $/toni dhe nëse çmimi bie do të blinin më shumë, duke arritur që të benin mesatarizime të kostove. Por, me ndërhyrjet që bën sot Bordi, që sapo ulet në Bursë i ul çmimet, të gjithë po mbyllin vetëm nevojat ditore, sepse po ra akoma, kompanitë dalin me minus”.

Shoqata tha se operatorët prisnin që Bordi të bënte transparencë mbi çmimin, duke treguar koston e një litri naftë (Çmimi Platz në dollar, kursi, premium, taksat kombëtare, taksat locale, shpenzimet operative të mbështetura në dokumente ligjore kontabël), çka sipas tyre do të lehtësonte dhe spekulimet dhe sqaronte paradokset në treg.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, të datës 18 qershor, çmimi me pakicë i naftës shtë 261 lekë për litër, afër niveleve rekord maksimale prej 265 lekë për litër. Në krahasim me fundin e muajit shkurt, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet janë 34% më të larta. Bordi u krijua në fillim të muajit mars, pasi nafta në tregun vendas arriti në 235 lekë për litër në ditët e para të luftës.

Po rritet evazioni?!

Operatorë të tregut pohuan për Monitor se fiksimi i çmimeve nga Bordi po ndikon në rritjen e evazionit tek karburantet, sidomos në rrethe. Sipas një prej financierëve të këtyre kompanive evazioni po bëhet me sasitë e deklaruara dhe në rrethe kjo dukuri po bëhet massive.

Sipas operatorëve, ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa.

Bie konsumi

Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. Diferenca nga Shkodra në Mal të Zi është gati një euro dhe shumë makina furnizohen përtej kufirit (edhe me shtetet e tjera kufitare, përveç Greqisë, ka diferenca të larta të çmimeve për litër të naftës). Edhe turizmi i fundjavës nuk po ndikon në shtimin e konsumit, pasi të gjithë vijnë me serbatorët plot dhe pritshmëritë janë të ulëta edhe për sezonin e verës. Operatorët thonë se nëse nafta do të lehtësohej nga taksat, të paktën për tre muajt e verës, kjo do të ndikonte në uljen e çmimeve, ndërsa shteti do të arrinte të kompensohej përmes shtimit të konsumit, uljes së evazionit, duke ruajtur njëkohësisht dhe vendet e punës në pikat e karburanteve që me kushtet aktuale rrezikojnë falimentin. MONITOR

ShareTweetSendShareSend
Pas

Diskutime për programin bërthamor, ministri rus viziton Iranin

Para

Bëjini sytë katër, njohje të reja, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Të Tjera

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve
Bota

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

26/06/2022
Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë
Flash

Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë

26/06/2022
“Do t’i mbajmë xhaketat apo jo?” Liderët e G7 ‘tallen’ me Vladimir Putin
Bota

“Do t’i mbajmë xhaketat apo jo?” Liderët e G7 ‘tallen’ me Vladimir Putin

26/06/2022
Bebe Rexha provokon me fotot nga pishina
Flash

Bebe Rexha provokon me fotot nga pishina

26/06/2022
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me të mbjella në Roskovec, flakët rrezikojnë banesat
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me të mbjella në Roskovec, flakët rrezikojnë banesat

26/06/2022
Shpërthim epidemie në Kukës? Banorët përfundojnë me të vjella dhe diarre në Urgjencë, ja çfarë dyshohet…
Aktualitet

Shpërthim epidemie në Kukës? Banorët përfundojnë me të vjella dhe diarre në Urgjencë, ja çfarë dyshohet…

26/06/2022
Ulje drastike e rasteve të reja me covid-19, ja sa qytetarë janë infektuar, shifrat e ditës së hënë
Flash

Publikohen shifrat e të infektuarve me covid, numër i lartë rastesh brenda 24 orëve

26/06/2022
Merr flakë magazin në Berat, digjen rezervat ushqimore për bagëtitë, përhapja e shpejtë e flakëve tremb banorët
Aktualitet

Merr flakë magazin në Berat, digjen rezervat ushqimore për bagëtitë, përhapja e shpejtë e flakëve tremb banorët

26/06/2022
Frikësim para samiteve të G7 dhe NATO-s, Rusia bombardime të ashpra në Ukrainë, shkatërrohen apartamentet gjatë mbrëmjes
Bota

Frikësim para samiteve të G7 dhe NATO-s, Rusia bombardime të ashpra në Ukrainë, shkatërrohen apartamentet gjatë mbrëmjes

26/06/2022
Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve, ja kur nis Big Brother Vip 2
Flash

Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve, ja kur nis Big Brother Vip 2

26/06/2022
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2022

Bëjini sytë katër, njohje të reja, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE

Të Fundit

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

Pique së bashku me fëmijët e tij brenda hapësirave të klubit anglez, pse Barcelona e ka të vështirë ta largojë

“Do t’i mbajmë xhaketat apo jo?” Liderët e G7 ‘tallen’ me Vladimir Putin

Bebe Rexha provokon me fotot nga pishina

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me të mbjella në Roskovec, flakët rrezikojnë banesat

Shpërthim epidemie në Kukës? Banorët përfundojnë me të vjella dhe diarre në Urgjencë, ja çfarë dyshohet…

Publikohen shifrat e të infektuarve me covid, numër i lartë rastesh brenda 24 orëve

Merr flakë magazin në Berat, digjen rezervat ushqimore për bagëtitë, përhapja e shpejtë e flakëve tremb banorët

Frikësim para samiteve të G7 dhe NATO-s, Rusia bombardime të ashpra në Ukrainë, shkatërrohen apartamentet gjatë mbrëmjes

Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve, ja kur nis Big Brother Vip 2

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.