Federata serbe e futbollit është gjobitur nga FIFA të mërkurën për deklarata politike në Kampionatin Botëror. Trupa më e madhe e futbollit botëror e ka gjobitur federatën serbe me 20.000 franga zvicerane (20.260 euro) për “një pankartë politike për Kosovën fqinje të shfaqur në dhomat e zhveshjes përpara se të luante Brazilin në ndeshjen hapëse të ekipit”- shkruan AP.
Serbët kishin shfaqur flamurin e tyre me një hartë që përfshinte territorin e Kosovës me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për flamurin që ishte vendosur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.