Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sherri ku mori pjesë polici në Fier/ I nxjerr tabelë pa uniformë gazetarit që udhëtonte me një vajzë, kolegët e njohën pasi e futën në makinë

Detaje të reja kanë dalë nga gngjarja e sotme në qytetin e Fierit ku u raportua se një efektiv i policisë ishte përfshirë në një konflikt me disa të rinj, e për pasojë njëri prej tyre kishte mbetur i plagosur.

Faxweb.al mëson se i riu i dëmtuar është Xhoen Osmenaj 23-vjeç, banor i lagjes Liri në Fier

Mësohet se 2 të rinj udhëtonin me makinën e tyre tip “Benz” ndërsa i kanë bërë ”pritë” një tjetër makine “OPEL” me targa AA683EO ku udhëtonte një djalë i shoqëruar më një vajzë.

Punonjësi i patrullës së policisë ka qënë jashtë orarit të shërbimit, i veshur civil por kjo nuk e ka ndaluar të nxjerë tabelën dhe të tentojë të ndalojë një makinë, e cila drejtohej nga një gazetar që administron një portal informative.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta ndërsa djemtë kanë dalë prej mjetit me një çekiç dhe kanë goditur dritaren e një mjeti tip “Opel” duke thyer xhamin e shoferit  ndërsa një patrullë policie ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes pasi ka mbërritur5 brenda pak çastesh.

Policët kanë bërë shoqërimin e të rinjve ndërsa vetëm pas ndalimit kanë konstatuar se njëri ishte koleg I tyre por jashtë orarit të shërbimit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *