Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘E kam të dashurën më të vogël se ty, s’ma merr mendja se s’ke bërë s*ks”, policia jep njoftimin, ç’ndodhi me mësuesin pervers

Policia e Fierit ka shoqëruar dhe më pas ndaluar, mësuesin që u shfaq mbrëmjen e djeshme në një video në emisionin Stop, ku ngacmonte seksualisht një nxënëse të shkollës Jakov Xoxa.

63-vjeçari Agron Bego, i deklaronte vajzës së shkollës së mesme, se e kishte të dashurën dhe më të re se ajo, dhe se nuk ia merrte mendja se ajo nuk kishte kryer marrëdhënie seskuale.

Në këmbim të favoreve seksuale, mësuesi, që ishte njëherësh dhe burri i drejtoreshës së shkollës, i premtonte vajzës që nuk do të përjashtohej  nga shkolla për shkak të mungesave.

Bego shprehej se ai kishte miqësi me të gjitha mësueset në shkollë, dhe ai do të futej si sekser në mënyrë që adoleshentja të mos përjashtohej për shkak të mungesave.

Në një moment tjetër të vidëos mësuesi shprehej se kishte punuar si zhigolo në shtëpitë publike, dhe ishte i të ‘’99-tave”. (Lexo edhe ketu lajmin dhe shih videon) 

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

VIDEO/ “Nuk ma merr mendja që ti nuk ke bërë s*ks”, profesori ngacmon seksualisht nxënësen: Mbylle derën me çelës…

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *