Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk është kosto vetëm ndërtimi”, Fevziu tregon shifrën marramendëse për një sallë në teatrin e ri

Gazetari dhe analisti Blendi Fevizu ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar situatë e cila u shoqërua me shumë protesta prej 2 vitesh.

Sipas Fevziut godina e Teatrit Kombëtar nuk duhej shembur por duhej të restaurohej dhe të ruhej si godinë historike pasi jam edhe kundër ndërtimit të godinës së re të Teatrit, sepse kostoja është e papërballueshme.

“Ideja ime ka qenë që ajo godinë nuk vlente më për Teatrin Kombëtar. Teatrit duhet ti plotësoheshin kushtet për të shkuar në një godinë tjetër dhe godina duhej të restaurohej për tu ruajtur si godinë historike. Restaurimi pastaj mund të kishte debate të ndryshme. Unë kam patur bindjen se kjo nuk ishte një çështje e artistëve.

Ndërtimi i teatrit të ri nëse do më pyesni, për mua është një kosto e paimagjinueshme, e pajustifikueshme dhe e panevojshme.

Shqipëria nuk mund të ndërtojë një teatër 30 mln. Për 12 mijë vizitorë në vit që ka teatri me një bileta 2 mijë lekë të vjetra dhe mbi të gjitha nuk mund ta bëjë këtë kur kostot e mbajtjes së teatrit sot paguan 140 mijë euro në vit, ndërsa po të ndërtojë këtë teatër mund të shkojë një natë e hapjes së sallës 20 mijë euro. Nuk është puna vetëm ndërtimi që ka një kosto të lartë, por edhe mirëmbajtja”, ka thënë Fevziu.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *