Moderatori Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” feston sot ditëlindjen. Ai ndodhet në árrest shtëpie, por megjithatë në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga njerëzit e dashur, që i kanë qendruar përherë pranë.
Hermesi është surprizuar që në mesnatë nga miqtë e tij, me të cilët ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. Miqtë i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.
Nuk dihet ende sa do të zgjasë árresti në shtëpi por fansat po presin rikthimin e tij në ekran. Kujtojmë se 26-vjeçari i ka mohuar ákuzat e tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm, dhe nuk ka qenë pjesë e një rrjeti pro.titucioni.