Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Festë gjigante në pishinë! Samanta Karavella feston ditëlindjen dhe gjejeni pak sa vjeç mbushi?

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është sot vajza e ditëlindjes dhe e ka pritur këtë festë në shoqërinë e personave më të afërt.

Këngëtarja ka mbledhur të afërm e miq buzë pishinës, ku ka organizuar një super festë ditëlindjeje. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, Samanta ka shkëlqyer në ditën e saj speciale.

Megjithëse këngëtarja s’ka publikuar asgjë në rrjete sociale, ka qenë Enca ajo që ka ndarë pamjet nga super festa e ditëlindjes. Për ata që u bënë kuriozë, Samanta ka lindur më 9 korrik të vititi 1990 dhe sot mbush plot 30 vjeç!

Të themi të vërtetën, këngëtarja bukuroshe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj. Së fundmi, Samanta lajmëroi se do t’i bashkohet hiteve të kësaj vere me një projekt që është thuajse gati.

Kënga e re do të titullohet “N.K.N” dhe ajo shfaqet e gjitha e veshur me lëkurë gjarpri në videoklip.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *