Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Festa” Salvinit pas tragjedisë tërbon rrjetin: Hipokrit, qënke prekur shumë! (FOTO)

Ndërkohë që bilanci tragjik pas shembjes së urës Morandi në Itali vazhdon të thellohet ku numri i viktimave ka shkuar në 41 viktima, italianët janë të indinjuar me sjelljen e ministrit të Brendshëm pas tragjedisë.

Disa orë pas rënies së urës së Gjenovës, Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini u filmua me pushime në Sicili.

Imazhet tij që filluan të qarkullojnë në internet kanë tërhequr një breshëri kritikash, me disa njerëz që po bëjnë thirrje për dorëheqjen e ministrit.

Kjo, sepse në kohën kur shërbimet e emergjencës filluan të hiqnin kufomat nga rrënojat, vetë ministri po shijonte një darkë elegante në Messina me peshk dhe verë të bardhë.

Presidenti i Partisë Demokratike, Matteo Orfini, ishte i shpejtë për të shprehur kritikat ndaj ministrit.

“Shërbëtorët publikë kanë për detyrë të kryejnë detyrat e tyre me disiplinë dhe nder, sipas Kushtetutës. Imazhet e Salvinit për kremtimin gjatë këtyre orëve dramatike për Gjenovën janë një shuplakë përballë vuajtjes së vendit tone”, tha ai.

Ndërkohë përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë quajtur ministrin të neveritshëm dhe hipokrit.

“hipokrit, mbizotërues dhe ministri fashist,Salvini i prekur thellë nga tragjedia e Genova,” shkroi një përdorues në Twitter.

Ndërkohë një tjetër vuri në pah veprimin e disa familjarëve të viktimave të tragjedisë për të mos lejuar politikanët në funeralet e të dashurve të tyre.

Të tjerët direkt vunë në dukje vendin ku Salvini duhet të kishte qenë në atë kohë – “në shërbim ose në Gjenova”.

Salvini për aksidentin vdekjeprurës hodhi kritika mbi politikat financiare të BE, për rregullat kufizuese të shpenzimeve të bllokut.

Ai gjithashtu kishte publikuar më parë një deklaratë duke premtuar se do t’i gjejë fajtorët, “me emra dhe mbiemra”, dhe t’i bëjë ata “të paguajnë”.

(B.H/FaxWeb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.