Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në prani të fëmijëve dhe të rriturve, që ishin në sheshin “Skënderbej” ka ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve.
“Festat janë një kohë e bukur për çdo familje, janë periudha më e bukur e vitit, janë gjërat e vogla që na gëzojnë. Të kërkojmë më të mirën nga vetja dhe solidarizohemi me njëri tjetrin.
Shteti e bashkia nuk mund t’i bëjë të gjitha, por nëse shihni ndonjë person në hall, ndihmojeni. Tregoni që Tirana është bujare. Nëse gjeni një familje a person që do ta ndihmoni, do ta mbyllni vitin si qyteti më solidar në Shqipëri,” u shpreh Veliaj.(M.Q/Faxweb)