AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, kush janë dy adoleshentet që humbën jetën (EMRAT)

Aksidenti tragjik i ndodhur gjatë natës në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku si pasojë humbën jetën dy adoleshente. Mësohet se shoferi i makinës, me targa AA044LN, është Francesk Shaba 18 vjeç, i cili rezulton të jetë pa patentë.

Mësohet se dy 17 vjeçaret janë identifikuara si Denada Tarja dhe Suada Serani

Gjithashtu, raportohet se makina i përkiste babait të 18 vjeçarit. Të rinjtë po ktheheshin nga ditëlindja e një prej dy 14-vjeçarëve.

Raportohet se tre të plagosurit ende janë nën kontrolli mjekësor, ndwrsa O .M, dhe L.M, kanë shembje në trup dhe në kokë

Makina me drejtues shtetasin F.SH 18 vjeç ka përfunduar jashtë rruge, duke u përplasur me një pemë. Si pasojë kanë humbur jetën dy vajza 17 vjeçare, përkatësisht me iniciale D.T dhe S.S.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë lagështira në rrugë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(K.H/FAXWEB.AL)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *