Një pjesë e madhe e kosovarëve që ishin për pushime në Shqipëri po udhëtojnë drejt Kosovës. Arsyeja është festa e Bajramit, të cilën duan ta festojnë pranë të dashurve të tyre. Faxweb.al siguron pamje të radhës kilometrike në kufirin e Morinit.
Në pamje vihet re qartë se nuk mungojnë automjetet e tonazhit të rèndè, të cilat kanë zënë njërën nga korsitë e autostradës. Më 30 Korrik do të jetë mbrëmja e Kurban Bajramit, një festë e rëndësishme për besimtarët e fesë myslimane.
Për këtë festë të gjithë besimtarët vishen me rrobat më të mira që kanë dhe vizitojnë njëri tjetrin, por pándemia do të ndikojë që të ketë vetëm takime mes familjarëve për të shmangur përhapjen e sèmundjes.(A.M/Faxweb.al)