Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Fëmijët po i gëlltit plastika! Studimi më i fundit alarmon shkencëtarët

Enti Federal i Mjedisit ne Gjermani ka gjetur tek pothuajse të gjithë fëmijët e kontrolluar mbetje plastike.

Studimi bazohet në analiza të bëra në  periudhën 2003-2017, thotë DW, dhe rezultati është alarmues. Një pjesë e këtyre grimcave janë të dëmshm për shëndetin.

“Mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 përqind fëmijëve. “Kjo, sigurisht, është dramatike. Lëndë të tilla nuk duhet të gjenden në trupat e fëmijëve”, tha zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann.

Veç kësaj, lëndë të tilla, që dëmtojnë hormonet,  supozohet të luajnë një  rol nxitës në të ashtuquajturat sëmundjet e civilizimit, siç janë obeziteti, çrregullimet e fertilitetit, kanceri dhe vonesat në zhvillim. Sipas bashkëautores së studimit,  Marike Kolossa-Gehring, grupmosha më e ndjeshme është ajo e fëmijëve parashkollorë. Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA).

Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë. Më të prekura nga ky fenomen rezulton të jenë familjet e varfra: në këto raste jane gjetur tek fëmijët më shumë mbetje plastike sesa tek ata me një status të lartë shoqëror.

Në trupat e fëmijëve janë gjetur edhe mbeturina plumbi ose të një pesticidi të ndaluar prej shumë kohësh, DDT, megjithëse në periudhën e studimit, 2003-2017,  ndotja me këto lëndë ka qenë shumë e ulët. Por shumë shpesh, derisa këto substanca të zhduken përfundimisht, duhet të kalojnë vite të tëra.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *