Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar qytetarët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Ndërkohë protesta u zhvendos më pas te kryministria ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të weverise Edi Rama. Ndërkohë disa prej fëmijëve, me pankarta në duar u ulën në shkallët e kryeministrisë.