Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kakavijë, ku burime bëjnë me dije për Faxweb.al se autoambulanca ka përplasur një fëmijë, që qendronte me familjen e tij në radhë.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se fëmija ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 10-vjeçare.
Kjo është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku fajtorët duhet kërkuar pikërisht te institucionet që kanë heshtur përgjatë këtyre katër ditëve, ku mijëra qytetarë shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit. Por ndryshe nga sa thonë burimet, qytetarët që kanë parë me sytë e tyre aksidentin thonë se ambulanca ka qenë bosh dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe.
“Ishte me shpejtësi, ambulanca ishte bosh, skandal i zotit, skandal i zotit”, shprehen dëshmitarët që kanë parë me sytë e tyre këtë aksident të rëndë për gazetaren e Fax news Ervina Shehaj.
(E.K/Faxweb.al)