Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa vizitoi këtë të shtunë Beratin, ndaloi në një familje pensionistësh. Gjatë bisedimin, Basha u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë një rritje të pensioneve me 5% në vit, ndërsa në lidhje me çmimin e energjisë ai u shpreh se do të ketë një fashë që favorizon familjet pensioniste.
“Është realiteti kudo i pensionistëve. Nuk premtojmë mrekulli por rritja e pensionit do rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Të paktën do keni më shumë para nga rritja e pensionit nëse rriten çmimet. Do kemi fashë mbrojtëse 30 kilovat orë.
Që familjet të kemi çmim favorizues. Se nuk mund ta paguani ju njëlloj si ata që e harxhojnë dyfish. Reforma shëndetësore do ketë rimbursim sipas diagnozës. Ai rimbursimi që është tani është e korruptuar. Ilaçet për pensionistët do të rimburoshen dhe do u kthehet dinjiteti. Çfarë është pronë publike do u kthehet pronarëve. Do ketë kthim fizik pronash pronarit. Si ai ligji i shpronësimit të dytë do të anulohet.” ka thënë kreu i PD-së.
Ndërkohë teksa bisedonte me çiftin e pensionistëve në Berat, Basha u surprizua nga djali i vogël i familjes beratase. Xhoeli i dha një letër kreut të PD-së, ku shkruante: “Basha Hajde në Berat. Rama ik nga Berati”
“Basha dhe ekipi i Bashës që të gjithë fëmijët e Shqipërisë të kenë tableta, se ju jeni e ardhja jonë”, i tha Basha fëmijës.
(R.G/Faxweb.al)