Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Fëmija 4-vjeçar humbi jetën pasi e zuri korenti në mes të parkut, ndalohen dy zyrtarë të Bashkisë

Një ditë pasi fëmija 4-vjeçar, humbi jetën në qytetin e Beratit, teksa ishte duke luajtur në lulishten e qendrës, kanë ardhur dhe ndalimet e para. Policia njofton se ka ndaluar Drejtorin e shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësin e ndriçimit në zonat urbane, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike për shkak se kishte tela të zhveshura në ndriçimet e vendosura nga bashkia, që prej vitit të ri.

Policia njofton se; Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arr.estimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *