Covid 19, i është vendosur si kurore sfidave dhe vështirësive të njerëzimit. Pas konflikteve politike, territoriale, etnike, racore, religjioze, ekonomike dhe ndryshimet klimatike, sot bota vuan edhe nga armiku i ashtuquajtur i padukshëm, por që të gjithë ja shohim dhimbjen.
Pas kësaj tabloje, Federata e Paqes Universale thirri Tubimin e Shpresës. Rally of peace, bëri bashkë në gjithë botën, në kohe reale mbi 100 milionë ndjekës, anekënd, për të përcjellë mesazhin se bota ka shpresë, dhe kjo është mundësia që të reflektojnë të gjithë dhe me në qendër dashurinë, të zgjidhen të gjitha llojet e konflikteve.
Tubimi i shpresës u thirr nga doktor Hak Xha Han Mun, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale. Në panel me të morën pjesë lider religjioze, kryetarë shtetesh dhe eksperte te fushave te ndryshme.
Dr. Hak Ja Han Mun dhe i ndjeri bashkëshorti i saj Reverend San Mjang Mun, për dekada të tëra, kanë mbrojtur filozofinë e ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale, si mënyra më e sigurt për të sjellë paqen e qëndrueshme dhe lër ti sjellë botes shpresën. Në panelin botëror mori pjesë edhe ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Paqes për Europën.
Mesazhet e Paqes dhe rekomandimet u përcollën nga Ban Ki-mun, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB, znj. Pulina White, këshilltarja e Presidentit Donald Trump, SH.T. Hun Sen, Kryeministër i Kamboxhias; H.E. Macky Sall, Presidenti i Senegalit; Hon. Brigi Rafini, Kryeministri i Nigerit, Jimmy Morales dhe ish kryeministri i Kanadasë Stephan Harper.
Ky tubim ishte kurorëzimi i përmbylljes së Samiteve të Paqes të mbajtura nëpër bote dhe që për shkak të pandemisë Covid 19 u zhvillua online.