Mësohen detaje të reja në lidhje ngjarjen që tronditi Beratin mbrëmjen e sotme ku u plagos me armë zjarri një efektiv policie.
Polici u plagos në detyrë teksa kishte shkuar për të shuar një konflikt mes familjeve Mema dhe Marini në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ në ambientet e një marketi.
Në një prononcim për FaxNews kunati i personit të përfshirë në konflikt nga familja Mema u shpreh se ishte pikërisht i afërmi i tij ai cili njoftoi policinë, pasi tre vëllezërit Mema kishin shkuar në marketin ku punonte dhe kishin goditur me grusht atë dhe i kishin çarë kokën me gurë bashkëshortes.
Kunati shprehet se most ë kishte ardhur policia do ishin vrarë. Tre vëllezërit Marini u shoqëruan në komisariat.
“Kishin ardhur këtu brenda dhe kishin goditur me grusht kunatin, dhe e kishte çarë në qafë, kunata u ça në kokë me gurë. Ne jemi me mbiemër Mema. Sherri ishte me familjen Marini. Kunati njoftoi policinë dhe u fut brenda, pse do vritej me ata. Kunata 33-vjeç u godit me gurë. Mos të kishte ardhur policia do ishin vrarë. Erdhën që andej me kaçavidë dhe hyrën në dyqan”, tha Marini.