Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka marrë si të pandehur një të ri, cili pas shembjes së Teatrit Kombëtar shpërtheu në mediat sociale duke bërë një video teksa i indinjuar bënte thirrje kundër institucioneve të shtetit që ti djegin.
Fax News ka siguruar dosjen e të riut Arnold Gordani i cili është thirrur i pandehur nga prokuroria pas videos së publikuar në një nga mediat online, ku ai shfaqej i irrituar me institucionet dhe policinë e shtetit.
Në dosjen e siguruar nga Fax News, mësohet se i riu ka deklaruar se është njoftuar nga disa miq që video e tij është publikuar nga portali “JOQ” dhe se ai nuk kishte dijeni se nga kush është publikuar.
Ai ka bërë me dije videon e ka bërë në ambientet e shtëpisë së tij, jo për ta publikuar apo për të ndikuar tek te ndokush, pa keqdashje.
Ndërkohë që më tej në dosje theksohet se rezulton plotësisht e provuar se i pandehuri ka konsumuar plotësisht element të veprës penale të “Thirrje për veprime të dhunshme.”
Kujtojmë se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tri vite.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë, nr. 1 në Tiranë ka regjistruar procedimin penal për shtetasin Arnold Gordani, për kryerjen e veprës penale “Thirrje për veprime të Dhunshme”.
Nga hetimet e zhvilluara nga policia gjyqësore rezulton se, nga ana e Drejtërisë së Antiterrorit në D.P. Shtetit në Komisariatin e Policisë nr.1 është dërguar një material filmik, hedhur në një CD, në të cilat duket një person i cili bën thirrje për veprime të dhunshme kundër institucioneve të shtetit.
Nga kqyerja e pamjeve rezulton se një person, i cili u identifikua si Arnold Gordani bën thirrje duke u shprehur: “Do t’iu q* robt gjithë policisë, kush jeni ju që shembeni teatrin. Çohuni o popull, mytini, hajde mor ti djegim gjallë institucionet, t’ju vemë flakën, se na morën jetën, na vranë për së gjalli. A keni sedër mo çohuni more ti mysim fare, ti marrë zvarrë, çohuni tu vemë flakën atij parlamenti”.- thuhet në dosje.
(M.Q/Faxweb.al)