Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te GjithaVeç e Shuplakës

“Fax News” publikon VIDEON nga dëshima e Antonio Nazëraj: Rama mblidhte trafikantët, mendonte se e përgjonin amerikanët. Policët mbanin përqindje për drogën

Ditën e djeshme gazetari Basir Çollaku ka publikuar intervistën me ish-agjentin e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Antonio Nazëraj. “FAX NEWS” sjell të plotë me video intervistën e gazetarit Çollaku me ish-shefin e antidrogës së Fierit.

Nazëraj tregon për incidentin në fillim të vitit 2014, kur ai dhe efektivë të tjerë ndaluan Audin A8 “AA 003 B” në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Sipas tij, ata kundërshtuan kontrollin e makinës dhe pas atij rasti ai u transferua në Lushnje.

Po ashtu ai rrëfen se si ua shpërndanin shefat e policisë trafikantëve farën e kanabisit duke përfituar 30% si dhe jetën e tij të vështirë me sulmet e herëpashershme nga ana e segmenteve të tjera të shtetit, po ashtu edhe burgosjen e tij.

‘’ Bëhej madje sipas informacioneve, që kisha, u shisnin edhe farën, shefa komisariatesh, apo drejtorë qarqesh u shisnin edhe farën këtyre trafikantëve, u merrnin edhe përqindjet, diçka te 30 përqind dhe pastaj kishin edhe shitjen edhe transportin e kanabisit që ua merrnin trafikantëve dhe u hapnin rrugë për trafikimin në vende si Italia dhe Greqia.

Kjo vazhdonte nga fara, kultivimi, dhe trafikimi, ka qenë krejtësisht një organizatë, e mirëstrukturuar që fillonte nga krerët e lartë të Policisë së Shtetit, te trafikantët”, thotë ai në një pjesë te intevistës.

Gjithashtu Nazeraj ka folur për një takim të Ramës me kriminelët e drogës në një hotel në kryeqytet.

“Me sa me kujtohet ka pas takime të ndryshme, nga ish-kreu i Partisë Socialiste sot kryeministër, me disa trafikantë, në një hotel në Tiranë, nga gjitha rrethet e vendit, por mes tyre kanë qenë dhe persona me precedentë penalë nga qarku i Fierit.

Po ne ngaqë ndiqnim trafikantët nga qarku ynë kishim goxha të dhëna, nga trafikantët apo njerëzit afërt të tyre, kish mbledhur për t’i falënderuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe për t’u lënë detyra të mëtejshme. Në një moment hyn një insekt që zhurmoi aty dhe në atë moment kryeministri ka thënë pushoni se po na ndjeke, na përgjon amerikani… e kanë qeshur bashkërisht… personi ka qenë njëri nga të afërmit e trafikantëve”, vijon më tej dëshmia e ish-agjentit.

 INTERVISATA:

Ka ardhur një zyrtar nga Amerika Latine, një trafikant?

Gjatë hetimit që kemi pasur për një trafik droge kokainë, që vinte nga Brazili në këtë episod ishte përfshirë dhe një shtetas nga Amerika Latine, nga Kili apo Brazili, më duket një ish-ministër, i cili ishte përfshirë në trafik droge dhe erdhi në Fier pasi ka pasur një ftesë nga ish-kryetari bashkisë në atë kohë, për planin e rregullimit të qytetit të Fierit, sipas informacionit që morëm në bashki, por, sipas hetimit tonë, ishte i përfshirë në trafikun e kokainës që vinte nga Brazili në Shqipëri dhe në Fier. Ky person ka pas bashkëpunim me disa persona që ne kemi pasur në hetim për trafikun e kokainës si dhe një grup kriminal të mirorganizuar në qytetin e Vlorës.

Një tjetër zyrtar që më shumë bënte mbledhje partie se policie?

Po në atë kohë më kujtohet se ish- nëndrejtori i policisë është munduar të fshehë një dosje kontingjenti të një ish- funksionari të lartë të partisë në pushtet, ishte nipi funksionari të lartë, ky nëndrejtor ishte një njeri shërbimesh në kohën e diktaturës.

Grupe të mëdha biznesi në kokainë heroinë, kishte vrasje, gjoba?

Pengmarrje e vrasje ka pasur, por këta, kohë pas kohe, kanë korruptuar gjykatën dhe policinë, por dhe krerët e lartë të Policisë së Shtetit

Gjykatës e prokuror të korruptuar?

Gjykata dhe prokuroria pjesë e sistemit të korruptuar.

Mos e bëjmë teorike, ju ka qëlluar konkretisht?

Po, jemi hasur, por edhe me emra nuk mund t’i themi të gjithë, pasi tetë vite kemi pasur info goxha se si korruptoheshin, duke parë dhe vendimet e gjykatës që me gjithë provat tona ata dilnin pa lagur.

Nëse drejtësia funksionon, ju do ia përcillnit këtë rrëfim asaj?

Po, patjetër. Nëse do të funksiononte do të isha i gatshme t’ia përcillja këto informacione, dhe informacione të tjera.

Aktualisht ku gjendeni?

Unë gjendem në një shtet të Bashkimit Evropian ku kam kërkuar strehim dhe mbrojtje për familjen time.

Kjo që ju thoni është e provueshme?

Po, është e provueshme, sepse këto gjëra kanë ndodhur dhe me këto persona unë përballem në çdo kohë.

Pas zgjedhjeve si reagonin këto grupe kriminale?

Me sa me kujtohet ka pas takime të ndryshme, nga ish-kreu i Partisë Socialiste sot kryeministër, me disa trafikantë, në një hotel në Tiranë, nga gjitha rrethet e vendit, por mes tyre kanë qenë dhe persona me precedentë penalë nga qarku i Fierit.

Ju nga e morët vesh?

Po ne ngaqë ndiqnim trafikantët nga qarku ynë kishim goxha të dhëna, nga trafikantët apo njerëzit afërt të tyre, kish mbledhur për t’i falënderuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe për t’u lënë detyra të mëtejshme. Në një moment hyn një insekt që zhurmoi aty dhe në atë moment kryeministri ka thënë pushoni se po na ndjeke, na përgjon amerikani… e kanë qeshur bashkërisht… personi ka qenë njëri nga të afërmit e trafikantëve. (S.SH/Shupalaka)

 

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.