Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Fax News nuk ka misione tralala apo shpëlarje truri”, Sazan Guri për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli: Humbja nuk është vetëm për familjen…

E shtuna e këtij 5 Dhjetori i ka gjetur pafjalë, por me kurajo për të vazhduar misionin të gjithë punonjësit e Fax News dhe Faxweb, që humbën presidentin e tyre Kasem Hysenbelliu. Presidenti u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare në Turqi, ku luftoi për disa javë me Covid 19, e siç ndodhte rrallë e për mos të thënë kurrë për karakterin e tij, nuk mundi që ta fitonte.

Lidhje me këtë humbje të rëndë kanë reaguar të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë viteve të gjata që ka qenë në media dhe në jetën aktive. Edhe ambientalisti Sazan Guri ka shprehur ngushëllimet për familjen ndërsa e kujton Kasem Hysenbelliun si themeluesin e një televizioni që nuk bën lajme të rreme, e as misione tralala, por misioni më i madh është i qytetarit.

Nuk lë pa përmendur intervistën me gazetarin Fatjon Gjinaj teksa shprehet se Fax News ishte e vetmja media që mbërriti ditën e djeshme në Dajt dhe zhvilloi bisedë me Sazan Gurin. Sipas ambientalistit, humbja e Kasem Hysenbelliut nuk është vetëm për familjen, por edhe për stafin e qytetarët.

“Dhe pardje u nisa në 5.30 për në Dajt. Kush është ajo media që vjen me shpenzimet e veta? Ky televizion ishte zëri i arsyes, zëri i qytetarëve, ishte zëri misionar. Nuk kishte as lajme të rreme, as tangërllikse, as shpëlarje truri, as misione tralala. Misioni më i madh këtu është qytetari.

Njerëzit e kishin një dritare, ku mbështeteshin. Kjo është keqardhja që ky njeri e ndërtoi me zërin e arsyes, të qytetarëve, por nga humbja e tij nuk humb vetëm familja, por edhe ju, edhe ne.

Duke jetuar në kushtet shqiptare që mediat dominohen nga qeveria dhe aspak me zërin e qytetarëve. E vetmja që doli e lirë ku qytetari shikonte e ndjente veten, ishte kjo.

Ky shpërtheu me lirinë e vet, i dha liri medias dhe qytetarëve”, tha Sazan Guri.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.