Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Fax News” ndjek rastet e gjedhëve me turbekuloz, Koleci: Ngjarja nuk duhet të fshihet

‘’Fax News” ka ndjekur sërish sot çështjen e turbekulozit që është zbuluar në një fermë me gjedhë në zonën e Shijakut.

Kjo çështje po mbahet e fshehtë nga ana e ministrisë, ndërsa ekspertët kanë dhënë alarmin.

I ftuar sot në studion e lajmeve pedagogu Xhelil Koleci është shprehur se duhet të ndërmerren disa teste  për të zbuluar këtë sëmundje të rëndë. Kjo pasi sipas tij kur infeksioni është në fazat e para nuk mund të identifikohet përmes testeve.

‘’Turbekulozi i gjedhëve prek edhe njerëzit. Koha më e favorshme që gjedhi mund të transmetojë sëmundjen është momenti i mjeljes, pasi kjo është një sëmundje që përhapet përmes ajrit.

Po ashtu  një tjetër metodë që mund të përhapet kjo sëmundje është dhe përmes qumështit.

Qumështi në mënyrë që të jetë i konsumueshëm duhet që të pasterizohet, pasi nuk është vetëm turbekulozi një sëmundje që përbën rrezik, ka edhe sëmundje të tjera”, u shpreh Koleci.  

‘’Nëse lopët janë në të njëjtin ambjent mundësia e përhapjes është shumë e lartë. Një individ i infektuar mund të infektojë dhe 5-6 persona të tjerë. Turbekulozi i gjedhit është tipik për gjedhin, nuk është tipik për njeriun. Infektimi i njerëzve është aksidental.

Puna që paguhet për kryerjen e këtyre testeve nga ana e mjekëve veterinerë është 1/10 e asaj që shpenzohet në vendet e rajonit, për të mos krahasuar me vendet e BE-së. Duhen rishikuar të gjitha rregulloret, duhet bërë një restart i gjithe sistemit që merret me kontrollin.

Nuk ka arsye se pse kjo sëmundje duhet të fshihet nga ana e Ministrisë, duhet ndjekur me përpikmëri protokolli. Në rastin konkret kemi një dyshim për sëmundjen, pasi ende nuk është e konfirmuar. Kafshët që kanë rezultuar të kontaminuara vijnë nga orgjina të ndryshme, duhet detyrimisht të bëhet një strategji; a mund ta kontrollojmë të gjithë gjedhin e Shqipërisë?!”, u shpreh më tej Koleci.

Në Shijak ku dyshohet se janë zbuluar lopë të infektuara me TBC ferma e gjedhit është shndërruar në karantinë, ç’ka do të thotë se të paktën për 45 ditë deri në analizat përfundimtare nga kjo fermë nuk do të kryhet asnjë lëvizje bagëtish, asnjë therje, asnjë tregti e produkteve të saj.

Në karantinë është vënë po ashtu e gjithë baza ushqimore e kafshëve që ndodhen në të. Në fakt një karantinë e re me standarte europiane është inaguruar 8 muaj më parë në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, ku asokohe ishte ministër i Bujqësisë Edmond Panariti.

Në të ishte parashikuar të kryhej gjithcka. Karantina do funksiononte si e tillë për kafshët që improtoheshin nga jashtë deri në saktësimin e gjendjes se tyre shëndetësore, si edhe si masë për parandalimin e përhapjes së infeksioneve në tregje.

Por karantina do të funksiononte edhe për rastet e ngjashme si kjo e fundit në rast sëmundjesh te kafshët. Panariti atë kohë deklaroi se, “kjo është karantina e parë e këtij lloji në Shqipëri, një ndërtim bashkëkohor dhe më standardet e Bashkimit Evropian”, raporton ‘Fax News’.

Por qe nga ajo kohe kjo godine ku u investuan1 milionë eurove nuk ka shërbyer për asgjë dhe nuk është përdorur asnjë ditë për funksionin që ka, po ashtu as krematoriumi ne brendësi të saj, i cili do të shërbente për trajtimin e kafshëve të sëmura.

 Në mënyra paradoskale edhe ruajtja e godinës nuk iu është dhënë institucioneve apo individëve përgjegjës, por ruhet nga roja e institutit të foragjereve. Karantina e ndërtuar me standardet e Bashkimit Evropian ka një kapacitet prej 250 krerë gjedhë, 400 të imëta, 400 derra dhe deri në 4 mijë shpendë, të ndara në 4 njësi shërbimi, si dhe ofron veç të tjerash mundësinë e krematoriumit për djegien e kafshëve të prekura nga sëmundjet e rrezikshme. 

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *