Kryeministri Edi Rama po debaton me disa gazetarë ndërsa gjatë gjithë kohës iu shmanget pyetjeve dhe fakteve që parashtrojnë ata duke devijuar temë.
Gjatë debatit në studion e “Opinion” ai është pyetur për një sërë temash të nxehta ndërsa ai iu kthehet personalisht panelit.
Ai është pyetur edhe për foton me anëtarin e fisit Çapja për të cilibn tha se ka qenë disa herë në atë hotel.
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e njihte Ardian Çapjan, pronarin e hotelit “Univers” në Elbasan në vitin 2017, sot subjekt i hetimit të pasurive nga OFL.
Rama tha se në atë kohë, shkoi në hotelin në pronësi të Çapjas për shkak se ishte periudhë fushate, dhe hoteli disponon sallë konferencash. Aty i kërkuan të bëjë edhe foto me personin në fjalë, për të cilin Rama tha se nuk ishte i informuar.
Pjesë nga debati:
Rama: Është një ambient që nuk është ai i zakonshmi i mitingjeve. Ky është holli i një hoteli, më kanë ardhur këta persona zotëria, a zonja se mbaj mend, dhe më thanë a mund ta bëj një foto. Nuk është hera e parë që kam shkuar në atë hotel, sepse ai hotel ka një sallë konferencash.
Lala: A i shit ju i informuar se kjo pronë, sipas policisë së shtetit i përket një personi që ka urdhëruar vrasje dhe i përket një bande?
Edi Rama: Jo, jo. Nuk isha i informuar dhe madje kam edhe një foto tjetër të bërë disa vite më parë.
Lala: A u shqetësuat kur e publikoi Artan Hoxha këtë foto?
Rama: Po ça thua? Unë këtë foto tani e pashë…
Rama: Ti do ta mbyllësh gojën kur të flas unë
Fevziu: O Klodi po mos fol më se na iku koha, o Klodi
Fevziu: O Klodi po mos e kthe personale, nuk e ka me ty
Lala: Mund të na japësh shpjegime zoti kryeministër se ke dalë në foto me një nga eksponentët e botës së krimit
Blendi Fevziu: O Klodi, o Klodi, o Klodiiiii mos se do na mbaj vetëm te foto, ore zotëri, përgjigju për pyetjet që të bëhen.
Fevziu: Klodi, mjaft me këtë temë, nuk e kuptoni se po na devijon?
(F.GJ/FAXWEB.AL)