Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Trump vendosi ta shkarkojë dhe e quajti “katastrofë”, Fauci i përgjigjet sulmeve me shprehjen e “Godfather”: Është shpërqendrim…

Eksperti i shëndetit ka reaguar për sulmet e Presidentit Donald Trump duke i cilësuar si “shpërqendrim” dhe theksoi se dëshiron të bëjë vetëm punën e tij.

I pyetur në një intervistë me KNX Radio në Los Angeles nëse ndonjëherë ndihet sikur duhet të lërë rolin e tij në Shtëpinë e Bardhë për shkak të sulmeve të Trump, Fauci u përgjigj me një citim nga “Godfather”:

“Ka vetëm një gjë për të cilën shqetësohem. Pjesa tjetër është si tek ‘The Godfather’ – ‘Asgjë personale, thjesht biznes’, për sa kohë am i shqetësuar. Dua thjesht të bëj punën time dhe të kujdesem për njerëzit e këtij vendi. Kjo është gjithcka dua të bëj”.

Ditën e djeshme, Presidenti Trump pretendoi gjatë një thirrje fushate se njerëzit ishin lodhur duke dëgjuar për pandeminë e koronavirusit dhe kritikoi Faucin, duke e quajtur atë një “katastrofë”.

“Unë do të preferoja të mos e komentoja atë dhe thjesht të përqendrohesha në atë që vërtet po përpiqemi të bëjmë.

Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të mbrojmë shëndetin dhe mirëqenien dhe sigurinë e popullit amerikan, kryesisht dhe më pas të botës, duke hedhur një vështrim në sfidën me të cilën po përballemi tani ndërsa po shohim një ngritje në raste, më të larta se ato që kemi parë ndonjëherë.

Shumë, shumë shtete që ishin duke ecur mjaft mirë tani po tregojnë ngritje të rasteve. Kjo është ajo ku ne duhet të përqendrohemi. Të gjitha ato gjëra të tjera janë një shpërndrim dhe unë me të vërtetë do të preferoja të qëndroja larg kësaj.

Në këtë vend, ka një lodhje të Covid. Ne po merremi me këtë pandemi për gati nëntë muaj”, tha Fauci. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *