Një vaksinë COVID-19 mund të jetë në dispozicion më herët sesa pritej nëse provat klinike në vazhdim japin rezultate jashtëzakonisht pozitive, tha Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, në një intervistë të martën me KHN.
Megjithëse dy prova klinike të vazhdueshme të 30,000 vullnetarëve pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, Fauci tha se një bord i pavarur ka autoritetin t’i japë fund provave javë më herët nëse rezultatet e ndërmjetme janë jashtëzakonisht pozitive ose negative.
Bordi i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë mund të thotë, “Të dhënat janë aq të mira tani sa mund të thuash se janë të sigurta dhe efektive “, tha Fauci.
Specialisti i sëmundjeve infektive, u shpreh se nëse ‘rezultatet e provave klinike do vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të mira, autoritetet dhe kompanitë kanë detyrimin moral për të ndaluar eksperimentimin dhe për të filluar me shpërndarjen e vaksinës”.